Lulzim Basha rreth 1 javë më parë në emisionin ‘Log.’ në News24 deklaroi se pas ngjarjeve të 21 janarit 2011 kishte menduar dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm që mbante në atë kohë.
Gazetari Endri Xhafo pyeti në emisionin e sotëm kreun demokrat, Sali Berisha, nëse është në dijeni të një fakti të tillë.
Ish-Kryeministri mohoi të ishte diskutuar apo Lulzim Basha të paraqiste dorëheqjen.
“Lulzim Basha nuk më ka paraqitur asnjë dorëheqje. Nuk ka ndodhur kurrë që të më sjellë dorëheqje, e ka pasur ose jo në mendje, këtë nuk e di”.
Lidhur me rolin e Lulzim Bashës në 21 janar, Berisha tha se “kam qenë në zyrën time, kam kontrolluar zyrën time dhe nuk mund të them, por di që edhe Garda edhe Policia ka zbatuar ligjet”.
(BalkanWeb)