Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj mësohet se është paraqitur në SPAK. Kuliçaj është thirrur në Strukturën e Posaçme, për t’u pyetur për 21 janarin.

Një ditë më parë, po për hetimet për 21 janarin, u thirr në SPAK dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Më 21 janar 2011, opozita e kohës zhvilloi një protestë, ndërsa u vranë në bulevard nga Garda e Republikës 4 qytetarë.

Ndërkaq, SPAK ka regjistruar një procedim penal për dosjen e 21 janarit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: