Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në profilin e tij në Facebook një kolazh me foto të shkrepura nga homazhet e përkujtimit të 8 vjetorit të vrasjes së 4 protestues në mes të Bulevardit, por njëra prej tyre duket se ka prekur shumë edhe balerinin e njohur, Ilir Shaqiri.

Balerini  me famë edhe në Itali, i ka lënë një koment prekës kryeministrit Edi Rama në foton me të ëmën e Hekuran Dedës, një prej të vrarëve të 21 janarit.

“Bëj që kjo nënë të mundet t’i shikojë pas hekurave sytë e vrasësit”, kërkon balerini.

Rama Komenti

Kujtojmë që sot familjarë, miq, të afërm dhe qytetarë të shumtë përkujtuan  si çdo vit Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn, katër protestuesit e vrarë gjatë protestës në 21 janar 2011.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb