Xhaxhai i Aleks Nikës, pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin, u shpreh se ka besim që Prokuroria e Posaçme do ta çojë deri në fund hetimin e ngjarjes.

Ai ka zbuluar detaje nga dëshmia e tij, ndërsa edhe një herë ka përsëritur kërkesën për hetimin e zinxhirit komandues, nga Garda tek ish- kryeministri Berisha dhe ish-ministri Basha.

“Kasetën e ka Artan Hoxha e do ta dorëzojë në SPAK. Pame se SPAK rinisi hetimet dhe premtimi është që do respektohen procedurat. Ne kemi dhënë fakte të tjera më parë në Prokurorinë e Tiranës. Unë them se siç ka nisur hetimit, çështjen do ta çojë deri ën fund. Nuk ka ndikime politike dhe do ta zbardhë çështjen deri në fund.

U thirra për kasetën. Kasetën e ka Artan Hoxha dhe është i gatshëm ta dorëzojë.

Pamjet do të grupohen dhe do t’i jepen SPAK-ut. Sot trajtuam edhe anën teorike sepse ka probleme në procedurën penale, lidhur me parashkrimet. E ngrita si shqetësim. Kërkojmë hetim për zinxhirin komandues. Nuk kishte vullnet politik, ishte një krim shtetëror.

Kërkojmë hetimin e komandës së Gardës, kryeministri i kohës dhe ministri”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb