Të paktën 21 persona u vranë të shtunën kur një autobus dhe një kamion u përplasën në Guatemala.

Mësohet se shtatë fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 11 njerëz të tjerë u plagosën, thuhet në një deklaratë të Ministrisë Publike.

Aksidenti tragjik  ndodhi në qytetin Guadalajara, afër bregdetit Atlantik të Guatemalës, pasi autobusi po shkonte drejt Santa Helena, në kufi me Meksikën.

Drejtuesi i autobusit dhe i kamionit u ndaluan dhe u dërguan në një qendër paraburgimi, tha ministria.

Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat e ngjarjes.

Hetuesit po punojnë për të identifikuar viktimat.

 

A.Ago, BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb