Ish-kryeministri Sali Berisha pasi mori pjesë në homazhet e përkujtimit të 21 vjetorit të vdekjes së ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari, i ka kushtuar një mesazh këtij të fundit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha shkruan se falanga të zyrtareve kriminel me uniformën e oficerëve të lartë të policisë ekzekutuan para selisë së PD tribunin e lirisë të shqiptarëve.


Mes të tjerash Berisha tha se “duhet të ngrihemi në lartësinë e guximit epik të tij dhe të hedhim në koshin e plehrave të historisë narkoshtetin dhe regjimin e kakistokracise të Edvin Mafise dhe klikës së tij kriminale”.


MESAZHI I BERISHËS
Azem ti je gjalle!
Te dashur miq, si sot 21 vjet me pare Shqiperia perjetoi vrasjen e shekullit. Fallanga te zyrtareve kriminel me uniformen e oficereve te larte te policise ekzekutuan para selise se PD, sipas nje skenari politik, tribunin e lirise te shqiptareve, prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e pluralizmit politik dhe Partise Demokratike, kryetarin e pare te saj, Azem Hajdari.
Azem ti je gjalle!
Ata, qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj tij per sistemin e baballareve xhelat dhe mizor qe ai permbysi, kryen me 12 shtator te vitit 1998 vrasjen e shekullit kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber ndeshkimin e historise
Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor te te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.
Sot mirenjohja me e thelle qe mund te shprehet dhe nderimi me i madh qe mund ti behet Azem Hajdarit, Liderit te Revolucionit Demokratik te Dhjetarit 1990, i cili së bashku me shokët dhe shoqet e tij studente u përballë dhe përmbysi në dhjetor të vitit 1990 sistemin me monist të planetit, ështe të ngrihemi ne lartesine e guximit epik te tij dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe rregjimin e kakistokracise te Edvin Mafise dhe klikes se tij kriminale.
Azem ti je gjalle!


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: