SHBA – Një foshnjë vetëm dy muajshe ka humbur jetën nga uria, pasi nëna e tij nuk e ushqente prej javësh, pasi e ruante qumështin për të xhiruar skenat e një filmi pornografik. 21-vjeçarja Amanda Marie Hancock xhironte video pornografike me partnerin e saj, 26-vjeçarin Stephen Williams Jr, ndërkohë që djali i tyre binte gjithmonë e më shumë nga pesha.
Foshnja u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin, pasi fëmija nuk ishte ushqyer për një kohë të gjatë. Policia arrestoi çiftin nga Oregoni i SHBA-së, të cilët tashmë duhet të përballen me drejtësinë pasi akuzohen për vrasje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb