Bhad Babie ka fituar shuma të konsiderueshme parash që kur iu bashkua OnlyFans në vitin 2021.
21-vjeçarja, e cila u bë e famshme për herë të parë në moshën 13-vjeçare në 2016-ën gjatë një interviste në Dr. Phil, tregoi në Instagram gjatë fundjavës se ka fituar mbi 57 milionë dollarë.
Ajo ndau një grafik në InstaStory gjatë fundjavës, e cila zbuloi se fitimet nisnin që nga 1 prilli 2021, vetëm gjashtë ditë pasi ajo mbushi 18 vjet dhe iu bashkua faqes, deri më 11 korrik 2024.
Grafiku gjithashtu tregon se si ajo i fitoi paratë e saj, kryesisht përmes tarifave të abonimit, aktualisht 23,99 dollarë në muaj dhe mesazheve nga fansat, që shkojnë deri në 50 dollarë për mesazh.
Rezulton se reperja, e cila është edhe nënë e një vajze ka fituar më shumë përmes mesazheve.