Një vajzë 22 vjeçare, me një post si sekretare në klinikën universitare të Marrakech, Hasnaa Belaziz është femra e parë marokene që i përgjigjet thirrjes për një shërbim ushtarak të detyrueshëm.
‘Të hyja në ushtri gjithmonë ka qenë ëndrra ime- ka thënë vajza në një intervistë për televizionin lokal-shpresoj që kjo eksperiencë të më japë mundësinë për tu përgatitur për ‘ambicien time’.
Vajza me origjinë nga jugu i Marokut, me sy jeshil dhe flokë të gjatë, nxitoi të plotësoi formularin e regjistrimit. Rekrutimi pritet të jetë në fillim të shtatorit.