23 gushti është dita e kujtesës europiane që dënon krimet e stalinizmit, rreth kësaj teme i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’, në Neës 24, analisti Agim Baçi.

Sipas Baçit ne si shoqëri na duhet ende punë por që duhen edhe ligje për të rregulluar atë raportin për të cilin i duhet shoqërisë, pra të jemi të aftë të ndajmë të mirën nga e keqja por edhe pasojat.

Baçi thotë se jemi ndër të paktët vende që nuk kemi të penduar, teksa kemi ende një shoqëri që nuk e tregon të vërtetën kjo bën që të ketë më shumë mundësi për të gabuar.

Baçi:

‘Ajo që duhet të na trishtojë është që ne jemi ndër të vetmit vende që nuk kemi të penduar dhe të falur dhe në vend që të ishim një shoqëri që atyre që kanë kryer një vepër penale të kishim mundësin ti linim të faleshin dhe të rrëfenin sepse u hodh parulla bashkëfajtor dhe bashkëvuajtës.

Kjo ndodhi për shkak se u bë me ligj se nuk mund të flisje me krenari për një sistem apo për të shkuarën, një shoqëri që nuk ka aftësinë të ndajë të mirën nga e keqja ka shumë mundësi të gabojë.

Sipas psikologëve e studiuesve ende kemi raste që shoqëria nuk arrin ta ndajë këtët çështje sepse njeriu e ka të pamundur ta besojë se çfarë është i aftë të bëjë njeriu, pra çfarë krimi”, u shpreh Baçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb