NGA: ORNELA MANJANI*
Janë 23.400 prona, tokë bujqësore, kullota e livadhe, që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vënë dispozicion të ish-pronarëve si fond kompensimi fizik. Këto prona, gjithsej 23 mijë hektarë janë të vendosura në 4 qarqe të Shqipërisë, por nga ky fond mund të përfitojë çdo pronar, pavarësisht se ku e ka patur tokën e vet para shpronësimit. Sipas vendimit të qeverisë, për kompensimin fizik merret për bazë afërsia fizike e pronës që ke patur, me atë që do të përfitosh. P.sh. duke qenë se përkohësisht, nuk ka asnjë pronë nga Tirana në fondin fizik, një pronar tiranas do të mund të marrë tokë në qarkun e Elbasanit.

“Kriteri për shpërndarjen e fondit të tokës për kompensim fizik është që ATP-ja të përzgjedhë pronën gjeografikisht më pranë pronës së njohur për kompensim”, thuhet në vendimin e fundit të qeverisë. Një tjetër shembull: një pronar vlonjat do të kompensohet me tokë në qarkun Gjirokastër, etj. Aktualisht, fondi fizik është i disponueshëm në 4 qarqe: Elbasan, Korçë, Berat dhe Gjirokastër. Pavarësisht kësaj, pronarët nga e gjithë Shqipëria do të përfitojnë nga ky fond.

NISJA E PROCESIT
Kompensimi i subjekteve fillon pasi vendimi i vlerësimit të pronës bëhet përfundimtar. Vlerësimi bëhet përfundimtar kur: ka kaluar afati i përcaktuar në pikën 3, të nenit 19, të ligjit nr.133/2015, dhe nuk ka pasur ankim. Sipas përcaktimit ligjor do të thotë se: “Pas kalimit të afatit 30-ditor, nëse subjekti i interesuar nuk ka bërë ankim, vlerësimi i vendimit përfundimtar të kompensimit ekzekutohet nga ATP-ja, sipas përcaktimeve të këtij ligji, subjektet e interesuara dhe Avokatura e Shtetit deklarojnë që nuk do të bëjnë ankim dhe kur ka ankim dhe është përfunduar shqyrtimi në gjykatat e të gjitha niveleve, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që subjektet, të cilat disponojnë një vendim përfundimtar të vlerësuar financiarisht, kanë të drejtë të aplikojnë për kompensim. ATP-ja vijon procedurat për kompensimin e subjekteve sipas rendit kronologjik, duke filluar nga vendimi më i hershëm dhe duke shqyrtuar e verifikuar dokumentacionin. “Gazeta Shqiptare” do të publikojë të plotë listën e pronave.

PROCEDURAT E KOMPENSIMIT

Kompensimi i subjekteve fillon pasi vendimi i vlerësimit të pronës bëhet përfundimtar. Vlerësimi bëhet përfundimtar kur: ka kaluar afati i përcaktuar në pikën 3, të nenit 19, të ligjit nr.133/2015, dhe nuk ka pasur ankim. Sipas vendimit, subjektet të cilat disponojnë një vendim përfundimtar të vlerësuar financiarisht, kanë të drejtë të aplikojnë për kompensim. ATP-ja vijon procedurat për kompensimin e subjekteve sipas rendit kronologjik, duke filluar nga vendimi më i hershëm. Të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë bujqësore, pyll, livadh e kullotë, përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës.

“Të gjitha vendimet të vlerësuara financiarisht si tokë bujqësore, pyll, livadh e kullotë përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës”, thuhet në vendimin e qeverisë. “Të gjitha vendimet të vlerësuara financiarisht si tokë truall, përfitojnë kompensim financiar deri në 50 milionë lekë dhe pjesën e mbetur e marrin kompensim fizik”, thuhet sërish në këtë vendim. ATP-ja shqyrton dokumentacionin e subjekteve, duke verifikuar dokumentacionin e lëshuar nga institucionet që e kanë lëshuar atë. ATP-ja njofton publikisht, nëpërmjet faqes zyrtare të institucionit, Buletinit të njoftimeve zyrtare dhe/ose në media, listën e subjekteve që përfitojnë nga Fondi i Kompensimit të Pronave.
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: