Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar në lidhje me përfundimin e trajnimit për 23 oficerë policie në lidhje me kursin për Hetimin e Krimit.

Ky trajnim i specializuar është pjesë e një nisme të ICITAP që synon të forcojë dhe të çojë më tej aftësitë e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të gjithë personelit të zbatimit të ligjit të përfshirë në hetimin e krimit, në të gjitha nivelet sipas standardeve kombëtare të pranuara, thekson ambasada teksa ka shpërndarë foto nga përfundimi i kursit.

Postimi i ambasadës:

Urime 23 oficerëve/20 nga Policia e Shtetit dhe 3 nga Drejtoria e Burgjeve, për përfundimin me sukses të kursit të 7-të të Hetimit të Krimit! Këtë javë, misioni i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) në Tiranë, iu bashkua Akademisë Shqiptare të Sigurisë dhe Policisë së Shtetit për të shënuar këtë diplomim. Ky trajnim i specializuar është pjesë e një nisme të ICITAP që synon të forcojë dhe të çojë më tej aftësitë e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të gjithë personelit të zbatimit të ligjit të përfshirë në hetimin e krimit, në të gjitha nivelet sipas standardeve kombëtare të pranuara. Që nga viti 2005, ICITAP ka pasur një partneritet të qëndrueshëm me Akademinë e Sigurisë duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin profesional të Policisë së Shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: