Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ditën e sotme u vendos që deputetët e PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati të përjashtohen nga seancat plenare për 60 ditë. Për 19 deputetë të tjerë u mor vendimi për përjashtimin 40-ditor nga seancat plenare, ndërsa Edi Paloka u përjashtua për 10 ditë.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Nga vendimi i zbardhur i Komisionit të Etikës zbardhet se kërkesa për ndëshkimin e ligjvënësve të opozitës është bërë nga deputetët socialistë Niko Peleshi, Arkend Balla, Ilirjan Pendavinji, Baftjar Zeqaj, Ilir Topi, Ilir Ndraxhi, Enslemvera Zake, Pranvera Resulaj, Denis Deliu, Ermonela Valikaj dhe Laert Duraj.

Kërkesa e socialistëve erdhi pas kaosit të krijuar në seancën e së hënës, ku deputetët e opozitës në shenjë proteste nuk lejuan zhvillimin e rregullt të seancës, si edhe dogjën jashtë Kuvendit disa prej karrigeve të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb