Analisti Mentor Kikia në studion e emisionit “Open” në News24 tha se kryeministri Edi Rama po përpiqet ta fshehë inatin që ka lidhur me publikimin e atij reportazhi.

“Një reportazh me të vërteta, ose gjysëm të vërteta. Rama tashmë po kundërshton sepse ai e di që me këto deklarata ai mund të nxisë, po po mund të nxisë dhe po përpiqet të tërheqë njerëz në atë dellin e patriotizmit”. 

Njerëzit  e dëgjojnë dhe thonë “ore përse na nxorën kështu ne këta italianët”, “përse na trajtojnë kështu” etj. Mendoj që në një shoqëri si e jona e cila është me nivel të ulët të kulturës politike mund të prodhojë efekt. Unë në fakt e shoh edhe nga monitorimi në rrjetet sociale“, tha Kikia.

“Me këtë qëndrim Rama tërheq vëmendje dhe bën që njerëzit të reagojnë, teksa Meloni po sjell refuugjatët sepse po bën korrupsion”, vijoi më tej analisti Mentor Kikia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: