Lion-Barcelona ishte një sfidë e cila është e pa mundur ta kuptosh në shifra: 25 rate për gol, 5 gjuajtje në kuadrat, por në fund balaugranat nuk arritën për asnjë moment të dërgonin topin në rrjetë. Lion nuk ishte “indiferent” në këtë përballje të parë, zhvilluan lojën e tyre, krijuan 5 raste për gol ndërsa goditën dy herë kuadratin, nëse nuk do të ishte për atë zgjatje të Ter Stegen rezultati mund të ishte ndryshe.

Messi
Messi

0-0 është një rezultat i pa drejtë duke parë atë që dy ekipet dhuruan në fushë, ku sigurisht fjalën të parët e kishin spanjollët me Dembele e Messi që brenda pak minutave iu afruan golit të avantazh. Rastin më të pastër në fraksionin e parë e kishte Terrier i cili lëshoi një silurë të vërtetë nga distanca me portierin gjerman që devijojë mjaftueshëm topin për ta dërguar në traversë.

Ter Shtegen
Ter Shtegen

Dialogu i ofensivës katalunjase ishte konstant në zonën e Lion pas Messi e as Rakitic nuk ishin të saktë në finalizim. Në të dytën francezët ishin më të guximshëm duke zbritur më shpesh në zonën e Barçës, por vetëm në dhjetë minutat e para, pasi Barcelona mori sërish kontrollin e lojës.

Suarez
Suarez

Spanjollët provuan në çdo formë për të zhbllokuar shifrat, në fund morën vetëm një barazim pa gola të cilin e ka të vështirë ta shpjegojë trajneri Erensto Valverde: “Në nivelin e lojës ishim mirë, të shkëlqyer edhe në impenjim por rezultati nuk me kënaq aspak. Prodhuam shumë, 25 raste, më të vërtetë nuk e di si ta shpjegoj”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb