Në dy ditë luftime, në Rripin e Gazës kanë mbetur të vrarë 25 palestinez (mes të cilëve dy gra shtatzëna dhe një vajzë) dhe 170 të tjerë janë plagosur.

Lajmin e bën të ditur ministria e shëndetit, e cituar nga agjencia e shtypit Maan.

Hamasi dhe Xhihadi islamik kanë bërë me dije për humbjet e tyre.

Xhihadi islamik ka njoftuar vdekjen e 8 ushtarakëve, ndërsa Hamas të 2 luftëtarëve te tij. Ndërsa disa burime izraelite thonë që numri i ushtarëve të vrarë është 15.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb