Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj 4 personave, dy femra dhe dy burra, të cilët dyshohet se në episode të ndryshme kanë ushtruar dhunë ndaj personave të tjerë.

Gazetarja Lorena Kodra, referuar burimeve zyrtare të policisë, bën të ditur për Balkanweb, se një 25-vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa një 38-vjeçar ka dhunuar prindërit. Në një tjetër episod, një grua 53-vjeçe ka dhunuar një tjetër grua 55-vjeçare.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin D. K., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij;

▪︎ K. L., 25 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj;

▪︎ A. S., 53 vjeçe, banuese ne Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një 55-vjeçare”, njoftoi Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb