SHBA

Snoop Dogg merr yllin e tij bulevardin e Hollywood-it “Walk of Fame” në Los Angeles. Ky yll merret në një kohë kur këngëtari shënon dhe 25-vjetorin e karrierës së tij muzikore. Pasi falënderoi kolegët dhe familjen për vite me radhë, artisti nuk harroi të falënderojë vetveten.

“Në fund, do të doja të falënderoj vetveten, dua të falënderoj veten për besimin në vetvete dhe se kam punuar shumë”, tha reperi.

Kujtojmë se reperi amerikan hyri në skenën amerikane të muzikës në fillim të viteve 1990. Kujtojmë këngëtari përgjatë këtyre viteve në skenën muzikore deri më tani ka nxjerr në shitje 16 albume. Ai ka shitur mbi 35 milionë albume në mbarë botën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb