Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është sot pjesë e një seance speciale plenare në Kuvendin e Kosovës, seancë që po zhvillohet në 25-vjetorin e çlirimit.

Begaj ka uruar ditën e veçante, të cilën e ka quajtur një përvjetor të shenjtë për shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Begajt:

Gëzuar ditën e çlirimit, Kosovë! Përvjetor i shenjtë për shqiptarët. Përulemi me nderim para martirëve dhe figurave të shquara. Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë, simbolin e rezistencës paqësore. Sot nderojmë Adem Demaçin, veprimtarin qëndrestar të çështjes kombëtare. Sot përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur

Luftëtarët e UÇK-së i falën jetën Kosovës së lirë e të pavarur. Kosova nuk ishte vetëm. Qindra vëllezër nga Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia e Veriute Diaspora iu bashkuan luftës. Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e shtëpive për vëllezërit e motrat e dëbuar nga spastrimi etnik e gjenocidi i Millosheviçit. Kosova nuk ishte vetëm! SHBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja dhe NATO, mbështetësit e fuqishëm të kauzës së saj.

Ndërhyrja e tyre ndaloi spastrimin etnik, gjenocidin, dhe i dha të drejtë popullit që kërkonte lirinë. Ndërkombëtarët ishin hartuesit dhe zbatuesit e projektit të shtetformimit të Kosovës. Kosovë-Shqipëri, dy shtete, një komb, një gjak, një gjuhë, një ëndërr dhe aspiratë e madhe. Shqiptarët kanë nevojë për të ruajtur dhe forcuar kohezionin kombëtar dhe socio-kulturor edhe sot

Në sfidat e kohërave, epokave dhe padrejtësive, shqiptarët e kanë të pacenueshëm shqiptarizmin. Kemi nevojë më shumë se kurrë për manifest krenarie kombëtare. Serbia dhe aleatët e saj, një fushatë keqdashëse për të njollosur luftën për çlirimin e Kosovës. Nuk lejojmë të vendoset barazimi mes krimit të programuar serb dhe luftës për dinjitet e mbijetesë të shqiptarëve në Kosovë. Nuk lejojmë që krimi të shfaqet si virtyt, kur miqtë tanë ndërkombëtarë janë për bashkëjetesën shqiptaro-serbe

Kemi përgjegjësi për të ruajtur dhe forcuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin. Aspiratat për integrimin Euroatlantik të faktorit shqiptar janë më të forta se kurrë. Do të punojmë fort për këtë objektiv  . Shteti shqiptar e ndjen detyrë dhe mision të mbështesë çdo përpjekje të institucioneve të Kosovës

Shqipëria do të punojë për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet për të zgjeruar numrin e njohjeve. Shqipëria do të punojë për të zbuluar të gjithë të vërtetën, ende të panjohur, të krimeve dhe gjenocidit në Kosovë. Kosova nuk është vetëm. Kosova nuk do të jetë vetëm

Çdo betejë juaja, është beteja jonë. Çdo sukses juaji, është sukses i gjithë shqiptarisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: