FUSHË ARRËZ– 250 punonjës të firmës së nxjerrjes së bakrit BERALB në Fushë-Arrëz rrezikojnë të mbeten pa punë, pasi firma do të mbyllë aktivitetin. Kreu i sindikatave të pavarura, Gjon Zeka deklaron se firma mund të ketë probleme me shtetin që po merr këtë vendim, prandaj ata kërkojnë një takim me ministrin e Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Zeka paralajmëroi protesta nëse nuk arrihet në një zgjidhje.


“Firma BerAlb ka shumë vite që operon në rrethin e Pukës, tani ka njoftuar se do ta mbyllë minierën për një vit. Kjo është këtu e vetmja firmë privat. Pas këtij lajmërimi ne si sindikata kemi bërë tre takime me drejtorin e kësaj kompanie, na thonë se ka rënë çmimi në bursë dhe se janë me humbje dhe duan të paguajnë për një vit me 200 mijë lekë të vjetra….nuk ramë dakord, folëm me punonjësit dhe kërkojmë pagën bazë për një vit. Duam një takim me ministrin Gjiknuri, pasi firma është e pabesueshme me atë që thotë, ose do me na mashtru, ose ka probleme me shtetin..Ne presim takimin e fundit me ministrin pastaj do përdorim të gjitha mjetet demokratike, pasi ngelen 250 familje pa bukë”,- tha Zeka.
(ma.ar/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: