Dy duelet e mbrëmjes së sotme, ai mes Partizanit dhe Dinamos si dhe Elbasani-Laçi, mbylli siparin e javës së katërt të Superiores.

Interesant është fakti se pas përfundimit të javës së katërt, plot 4 ekipet e para ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, ndërkohë që renditja kryesohet nga Elbasani, që ka golavarazh më të mirë. 

Në kuotën e 7 pikëve gjithashtu ndodhen edhe Partizani, Vllaznia dhe Egnatia. Në pozita jo fort komode ndodhet Laçi me 2 pikë dhe mbyll tabelën. Teuta dhe Bylisi kanë respektivisht nga 6 dhe 5 pikë, ndërsa 3 ekipet e tjera, Tirana, Skënderbeu dhe Dinamo kanë siguruar 4 pikë në 4 javë.  

RENDITJA:  

Renditja1
Renditja1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb