Shënohet sot 26-vjetori i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se 24 marsi është një ditë historike, dita kur “liria mori krahë” dhe bota demokratike qëndroi e bashkuar në mbështetje të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani shkruan se kjo datë simbolizon momentin kur aleatët e NATO-s u ngritën për të mbrojtur një popull që po luftonte për të mbijetuar, i kërcënuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“24 Marsi, dita kur liria mori krahë!
Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti!
Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës.
Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!”, shkruan Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb