Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka zhvilluar një takim në Parlamentin Britanik me kryetarin e delegacionit parlamentar britanik në Unionin Ndërparlamentar, Dan Carden, si dhe me deputetët Jacob Collier, Richard Holden dhe Euan Stainbank.

Gjatë diskutimeve, Xhixho shprehu mirënjohjen për mbështetje të vazhdueshme që Britania e Madhe i ofron Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për zhvillimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në vend. Ajo theksoi se u fol gjithashtu ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke nënvizuar nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme si një kusht thelbësor për avancimin e këtij procesi.

Diskutimi përfshiu gjithashtu zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe sulmin terrorist në veri të Kosovës. Xhixho shprehu shqetësim për rrezikun e ndikimit rus në rajon dhe vlerësoi qëndrimin e Britanisë që ka dënuar këtë sulm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb