Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE dhe hapjen e grupkapitullit të 6 ditën e djeshme në Bruksel.

Pollo shkruan se me rëndësi mbetet grup-kapitulli “Themeloret” që trajton shtetin ligjor, demokracinë etj.

“BE çeli sot negociatat me Shqipërinë mbi kapitujt: politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtes. Shqipëria ka qenë pothuaj 100% e linjëzuar me këto politika të BE që nga viti 1992, kur fitorja e PD shënoi fundin e regjimit komunist. Ky qendrim u bë konsensual në gjysmën e dytë të viteve 90 kur PS braktisi bagazhin anti-europian (dhe anti-amerikan) të bartur nga Partia e Punës. Për këto arsye kapitujt e çelur sot janë më të kollajshëm për Shqipërinë. Megjithatë lajmi i sotëm është pozitiv edhe pse jo shumë esencial. Me shumë rëndësi mbetet grup-kapitulli “Themeloret” që trajton shtetin ligjor, demokracinë etj. Negociatat mbi të u çelën para dy muajsh. Për këto çështje, që fatkesisht janë shumë problematike, flasim përditë dhe sot nuk kemi cfarë të shtojmë. Ato janë esenciale!”, shkruan Pollo.

2
2
1
1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb