Pasditen e së mërkurës një 27-vjeçar mbeti i plagosur teksa ishte duke punuar në një banesë.

Teksa i riu është ende nën kujdesin e mjekëve, e ka kaluar tashmë rrezikun për jetën.

Ndërkohë që policia ka referuar materialet në prokurori në gjendje të lirë për drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit që po merrej me rikonstruksionin e banesës.

P.L., 62 vjeç, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’’.

Ndërkohë që procedimi ka nisur edhe për pronarin e shtëpisë, V. Gj., 58 vjeç.

Pas hetime të kryera, policia ka zbuluar se rikonstruksioni në banesë po kryhej pa lejen e posaçme nga institucionet.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin A. Xh., i cili u rrëzua aksidentalisht, gjatë punës për rikonstruksionin e një banese, ju informojmë se u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. L., 62 vjeç, drejtues teknik i firmës së ndërtimit që merrej me rikonstruksionin e banesës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;

-V. Gj., 58 vjeç, pronar i banesës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera për këtë rast, rezultoi se punimet e ndërtimit në këtë banesë po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.

Shtetasi i dëmtuar A. Xh. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: