TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën e saj edhe gjatë orëve të natës, duke kryer kontrollet në rrugët e kryeqytetit me Drager e Radar.

Ky aksion, sipas policisë bëhet jo për të gjurmuar për të kapur ndonjë drejtues mjeti në shkelje por për të parandaluar aksidentet rrugore, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Në rrugën e Kavajës në qendër shumë të banuar ku shpejtësia e lejueshme është 40 km/orë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi O.K. 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz të tij me shpejtësi 114 km/orë.
Drejtuesit të mjetit ju tërhoq leja e drejtimit për të dalë në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kjo shpejtësi është rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Qarkulloni sipas normave te lejuara se jeta nuk riparohet ne rast se e vret.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: