Rasti i parë me koronavirus në Shqipëri rezulton të ketë qenë i vetëm në Itali dhe jo me babain e tij. 28-vjeçari u infektua në Itali apo rrugës për në Shqipëri me koronavirus dhe ka kaluar vetëm doganën e Muriqanit dhe jo atë të Hanit të Hotit siç raportuan fillimisht institucionet shtetërore.
Është Dogana e Hanit të Hotit që rrëzon deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë si dhe faktin që babai i tij nuk ka hyrë as nga Hani i Hotit dhe as nga Muriqani.
Po ashtu gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se 28- vjeçari ka kaluar nga Pika Kufitare e Muriqanit.
(BalkanWeb)