TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar anëtarët për 28-vjetorin e themelimit të saj. Me një shënim në “Facebook”, Taulant Balla shprehet se forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator në vend.


Sipas Taulant Ballës, misioni historik i PS-së ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit.


Mesazhi i Ballës për 28-vjetorin e PS-së:

“12 Qershor Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste🌹 të Shqipërisë🇦🇱, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.


Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar. Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”-shkruan Balla.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: