TIRANE- Inetelektuale, shkrimtare, artiste, te huaj e shqiptare i jane drejtuar Kuvendit te Shqiperise me nje peticion per hapjen e dosjeve te sigurimit te shtetit dhe berjen e transperences.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Tiranë, Agron Tufa ka bere me dije peticionin, duke ftuar gjithe te intereseuarit t’i bashkengjiten atij permes firmosjes.

Pjese e peticionit eshte edhe zevendespresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek.

“Miq të nderuar, ju ftoj t’i bashkangjiteni këtij Apeli, drejtuar Parlamentit shqiptar, në lidhje me hapjen e plotë të dosjeve të diktaturës komuniste dhe Lustracionin. Ky peticion vjen nga Europa dhe shpallet me datë 28. 1. 2015, e mërkurë, ora 11. 00, në hollin e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ndërtesa e ish të përndjekurve politikë). Kush ndan të njëjtin mendim me ne, ju ftojmë të na bashkoheni”- shkruan Tufa.

Peticioni

Apel Parlamentit shqiptar nga intelektualë të Europës dhe Shqipërisë, për hapjen e dosjeve të diktaturës komuniste dhe Lustracionin!

Drejtuar Parlamentit të Shqipërisë

Prej shekujsh, ende edhe sot Shqipëria konsiderohet vendi më i panjohur i Europës, – gjithmonë në periferinë politike, gjithmonë në periferi të perceptimit europian. Për gati një gjysmë shekulli e izoluar nga bota, viktimë e një diktature staliniste me pasoja të thella e të gjithanshme, politike, ekonomike, shoqërore dhe individuale. Zgjimi – i dhimbshëm; rruga drejt demokracisë – e mundimshme.

Shqipëria e sotme është një vend tjetër, një vend ku shpresa për të ardhmen mbijeton, megjithë vështirësitë e panumërta. Nga viti 2014 kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian!

Kjo është e tashmja e një vendi, por me një të shkuar që ende rëndon, e kaluara e një diktature komuniste që ende nuk është kapërcyer. Kur ndodh që asaj t‘i shmangesh, kur kjo e kaluar përdoret më së shumti për retorikë politike apo ngec me vite si peng i luftës partiake, atëherë ajo mbetet ngultazi një e shkuar e pa-shkuar.Trashëgimia e njërës prej diktaturave më të ashpra pas Luftës së II Botërore në Europë nuk duhet t’i dorëzohet thjesht harresës, pa ballafaqimin, analizimin e saj të thellë, nuk duhet të stampohet si e djeshme e tejkaluar, pa ngritur një kulturë të plotë të kujtesës.

Pa dyshim e tashmja e Shqipërisë ofron sfida jo të lehta; sigurisht lufta për mbijetesën e përditshme në njërin nga vendet më të varfra të Europës është e mundimshme, ekzistenciale. Nuk është e vështirë të thyhesh para këtyre sfidave! Nuk është e vështirë ta lësh të pluhuroset e shkuara! Por për një shoqëri që do të hiqte dorë vullnetarisht nga e vërteta, kjo do të thotë kapitullim para padrejtësisë, para bilancit të përgjakshëm dhe trashëgimisë së rëndë të diktaturës.

Mijëra viktima të ekzektuara, qindra mijëra të internuar, të dënuar politikë, familjarë e të afërm, të cilëve iu rrënua jeta, duan drejtësi, nuk duan mëshirë, nuk duan zbukurim të së shkuarës. Ata nuk duan ta ndajnë në klasa shoqërinë, e të helmojnë bashkëjetesën siç vepruan përgjegjësit e regjimit komunist. Përkundrazi: Kujtimi ndaj tyre duhet të sjellë paqen e brendshme, – qëllimi është pajtimi.

Përballja me të shkuarën e diktaturës nuk është një retorikë boshe, ajo është e matshme: e matshme me mënyrën si veprohet me autorët e një diktature, e matshme me atë se si dhe kur u dëmshpërblyen dhe u rehabilituan viktimat e saj. Përballja me të shkuarën nuk do të thotë kërrusje e mjerë në kujtime; ajo është një mundësi për të hapur dyert e së ardhmes duke mbajtur brenda vetes ndërgjegjësimin për të shkuarën. Shembulli më i mirë i kësaj është Gjermania sot!

Gati një çerekshekulli pas rënies së diktaturës në Shqipëri, vendi ende renditet ndër vendet e fundit që ende nuk i kanë hapur dosjet e komunizmit dhe nuk e kanë miratuar ligjin e Lustracionit. Hapja e tyre dhe Lustracioni do të ishte hapi i parë kundër heshtjes, një kontribut i rëndësishëm drejt ngritjes së kulturës së kujtesës, një mundësi për të bërë transparencën e strukturave dhe mekanizmave të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Të mbijetuarit do të kishin mundësi të mësonin të vërtetën e jetës së tyre, dhe t’i jepnin fund dyshimeve e hamendësimeve që i shoqërojnë një jetë të tërë. Debateve shoqërore në vend, botës studimore, artit e fushave të interesuara do t’u ofroheshin mundësi të reja të panumërta që tëdepërtonin, kuptonin e rikonstruktonin historinë me mjetet e lëmisë së tyre, të studionin e zhvillonin një këndvështrim të diferencuar shkencor për këtë periudhë.

Një shoqëri e civilizuar e shekullit të 21, një vend në Europë që aspiron anëtarësimin në BE, mund dhe duhet të jetë i aftë t’i japë emrin që meriton padrejtësisë, të zhvillojë një qëndrim adekuat për historinë e re të vendit. Pa e humbur kohën në sherre bllokuese mes partive politike! Sepse viktimat e diktaturës nuk i përkasin asnjë partie, ato janë përmendore kujtimi e të gjithë Shqipërisë. Ka mundësi që leximi i një dosjeje personale mund të ngjajë me dhimbjen e njëplage, mund të trondisë, por e vërteta me qartësinë që sjell është një mundësi shërimi. Me Lustracionin dhe hapjen e dosjeve mijëra fate do të gjenin paqen, ndërsa gjeneratat e reja do të mësonin të njihnin më mirë historinë.

Ka ardhur koha për ta ndriçuar këtë pjesë të errët, ende të kyçur të Shqipërisë, koha për të hapur dosjet në Shqipëri, menjë ligj konsesual që dot’i kthente dinjitetin viktimave, do të ruante personalitetin e njeriut në një shtet të së drejtës.Përkundër dyshimet për vërtetësinë e tyre, zërave për shkatërrimin apo frikës për manipulimin e dosjeve, një hap i tillë do të ishte historik për të nxjerrë në dritë fytyrën e një epoke!

Iniciativa është mbështetur nga:

1. Nobelistja Herta Müller, Shkrimtare
2. Ulrike Lunacek, Zëvendëspresidente e Parlamentit Europian, Bruksel
3.Marianne Birthler, ish-e ngarkuara e qeverisë gjermane për dokumentat e Stasit, Gjermani
4. Manuel Sarrazin, Deputet i Bundestagut
5. Marieluise Beck, Deputete e Bundestagut
6. Dr. Anna Kaminsky, Drejtoreshë e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED,
7. Petra Bläss-Rafajlovski, Ish-zëvendëspresidente e Bundestagut, Bundestagsvizepräsidentin a.D., Shoqata e Europës Juglindore
8. Michael Thoss, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kulturor „Allianz“, Berlin
9. Dr. Johanna Deimel Zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore, Mynih
10. Andrei Pleşu, Filozof, Politikan, ish-ministër i Jashtëm i Rumanisë, Rumani
11. Michail Schischkin, Shkrimtar, Zvicër
12. György Dalos, Shkrimtar, Berlin/Budapest
13. Sybille Lewitscharoff, Shkrimtare, Berlin
14. Geert Ahrens, ish-ambasador i OSBE-së në Shqipëri
15. Prof. Franz-Lothar Altmann, ekspert, presidiumi i Shoqatës së Europës Juglindore, Mynih
16. Prof. Oliver Schmitt, Studiues, Universiteti i Vjenës, Austri
17. Freya Klier, Shkrimtare, Aktiviste e të drejtave të njeriut në RDGJ, Gjermani
18. Dietrich Schlegel, Gazetar, Presidiumi i Shoqatës së Europës Juglindore
19. Ilma Rakusa, Shkrimtare dhe intelektuale, Zvicër
20. Karl-Markus Gauss, Shkrimtar, publicist, Austri
21. Gabrielle Alioth, Shkrimtare, Qendra e PEN-për shkrimtarët gjermanë jashtë, Irlandë
22. Kenka Lekovich, Shkrimtare, Itali
23. Hans-Ulrich Treichel, Shkrimtar, Berlin
24. Lidija Dimkovska, Shkrimtare, Slloveni
25. Nikola Madzirov, Poet Maqedoni
26. Prof. Irmela von der Lühe, studiuese, Universiteti i Lirë i Berlinit
27. Dr. Katharina Biegger, Kolegji Studiues, Berlin
28. Richard Sëartz, Autor dhe gazetar, Austri/Suedi
29. Oksana Zabuzhko, Shkrimtare, Ukrainë
30. Ersi Sotiropoulos, Shkrimtare, Greqi
31. Stefani Golisch, Përkthyese, Itali
32. Katharina Born, Shkrimtare, Francë
33. Christine Koschel, Poete, Gjermani
34. Marlena Zimna, Studiuese, Përkthyese, Koszalin, Poloni
35. Akaki Gachechiladze, piktor, studiues, Gjeorgji/Gjermani
36. Yves Gauthier, shkrimtar, Përkthyes, Paris, Francë
37. Yuri Kaida, Poet, Përkthyes, Studiues, Letoni
38. Janis Strupulis, Poet, Përkthyes, Letoni.
39. Utz Rachowski, Shkrimtar dhe këshilltar për viktimat e diktaturës, Gjermani
40. Dr. Karsten Dümmel, Shkrimtar, Aktivist për të drejtat e njeriut, Sarajevë/Bosnje
41. Prof. Andrea Reiter, Universiteti Southampton, Angli
42. Gino Leineweber, Autor, Kryetar i Shoqatës së Autorëve të Hamburgut
43. Marko Martin, Shkrimtar, Gjermani
44. Hubert Dammer, Qendra e PEN për shkrimtarët gjermanë jashtë, Gjermani
45. Boris Schumatsky, Autor, Gazetar, Rusi/Gjermani
46. Harald Gesterkamp, Gazetar, Gjermani
47. Carmen Francesca Baciu, Shkrimtare, Rumani
48. Andreas Ernst, Gazetar, Neue Zürcher Zeitung, Zvicër
49. Prof. Dorothee Gelhard, Studiuese, Gjermani
50. Wolfgang Klotz, Biblioteka e Europës Qendrore dhe Lindore, CEEOL
51. Tamina Kutscher, Gazetare, n-ost
52.Dr. Karin Clark, nga 2004-2009 Chair Ëriters in Prison Committee of International PEN, Londër
53. Annemarie Türk, ish-drejtorshë e Programit Kulturor të Kulturkontakt, Austria, Autore, Kuratore
54. Edi Matić, Shkrimtar dhe fotograf, Split, Kroaci
55. Tienchi Liao, Autore, Aktiviste për të drejtat e njeriut
56. Egin Ceka, Universiteti i Vjenës, Austri
57. Ron Winkler, Poet, Gjermani
58. Volker Dittrich, Autor dhe botues, Gjermani
59. Renato Baretic, Shkrimtar, Kroaci
60. Klaus Schrameyer, diplomat gjerman, Shoqata e Europës Juglindore Gjermani
61. Claudia Friedrich, Gazetare, Gjermani
62. Margot Neubert-Maric, Producente filmi, Gjermani
63. Dr. Matthias Buth, Shkrimtar, Qendra PEN për shkrimtarët gjermanë jashtë
64. Monique Schëitter, Shkrimtare, Hamburg
65. Andrea Grill, Shkrimtare, Austri
66. Dr. Alida Bremer, Shkrimtare dhe përkthyese, Münster, Gjermani
67. Prof. Dr. Thomas Bremer, Universiteti i Münster-it, Gjermani
68. Saša Ilić, Shkrimtar, Beograd, Serbi
69. Edo Popović, Shkrimtar, Zagreb, Kroaci
70. Ivana Sajko, Shkrimtare dhe dramaturge, Zagreb, Kroaci
71. Jan Cornelius, Shkrimtar dhe përkthyes, Düsseldorf, Gjermani
72. Christian Thanhäuser, Botues, Austri
73. Udo Scheer, shkrimtar, Qendra PEN-Zentrum për shkrimtarët gjermanisht-folës
74. Robert Schwartz, gazetar, Rumani/Gjermani
75. Lutz Rathenow, Autor, I-ngarkuar i landit të Saksonisë për dosjet e Stasit, Gjermani
76. Daniel Rafaelić, Historian dhe Publicist, Zagreb, Kroaci
77. Irmgard Thanhäuser, Aktiviste për të drejtat e njeriut, Austri
78. Dr. Norina Procopan, Studiuese e Gjermanistikës, Konstancë
79. Dr. Rolf Hosfeld, Autor, Historian, Potsdam, Gjermani
80. Daniel Rafaelić, Historian, Publicist, Zagreb, Kroaci
81. Sigrun Reckhaus, Aktiviste e kulturës, Gjermani
82. Jovan Nikolic, Poet, Serbi/Gjermani
83. Marko Pogačar, Poet dhe kritik letrar, Zagreb, Kroaci
84. Marija Karaklajić, Dramaturge, Autore Beograd, Serbi
85. Mascha Dabić, Gazetare dhe Përkthyese, Vjenë, Austri
86. Christian Trippe, Redaktor, Berlin
87. Vilma Filaj-Ballvora, Gazetare dhe Redaktore, Gjermani
88. Martina Bertram, Redaktore, Gjermani
89. Alexander Andreev, Autor dhe përkthyes, Bullgari/Gjermani
90. Zoran Jordanovski, Gazetar, Maqedoni/Gjermani
91. Joachim Röhm, Përkthyes, Stuttgart, Gjermani
92. Ricarda Luthe, Kuratore, Hamburg
93. Gëzim Peshkëpia, ish-i burgosur politik, Tiranë.
94. Lindita Arapi – Boltz, shkrimtare, gazetare, Bon, Gjermani.
95. Agron Tufa, shkrimtar, Drejtor ekzekutiv i ISKK, Tiranë
96. Mark Marku, studiues, pedagog, gazetar, Tiranë
97. Musa Maçi, ish- i burgosur politik, Tiranë
98. Bilal Kola, kryetar i Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, Tiranë.
99. Çelo Hoxha, shkrimtar, përkthyes, zv/drejtor i ISKK, Tiranë.
100. Romeo Gurakuqi, studiues, historian, pedagog, Tiranë.
101. Lekë Pervizi, ish- i burgosur dhe i internuar politik, piktor, Bruksel.

Iniciatore e iniciativës: Lindita Arapi
Mbështetur nga Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Tiranë

(ma.ar/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: