Pas kryedemokratit, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama kapet me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka deklarua se “29 nëntori është ditë e zezë”. Kryemistrit nuk i ka shpëtuar kjo deklaratë dhe teksa e ndan me ndjekësit në Instagram,  nuk kursen edhe ironinë.

“Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoheni historianëve. Unë nuk jam historiane. Por në atë ç’farë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi”, dëgjohet Voltana Ademi gjatë videos, ndërsa kryeministri e cilëson lajthitje.

“Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, shkruan Rama krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

???Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë????

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb