Aktorët Ben Affleck dhe Jennifer Garner i kanë dhënë fund martesës së tyre, konfirmon revista amerikane “People”.

Çifti i ka dhënë fund martesës së tyre dhjetë vjeçare një ditë pasi festuan përvjetorin e tyre.

“E kemi menduar gjerë e gjatë dhe kemi marrë vendimin e vështirë për t’u shkurorëzuar”, ka thënë çifti në një deklaratë të përbashkët për revistën “People”.

“Ne do të vazhdojmë përpara me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë përkujdesjen për fëmijët, privatësinë e të cilëve ne kërkojmë që ju ta respektoni në këtë kohë të vështirë”,

Affleck, 42-vjeçar, dhe Garner, 43-vjeçare, janë prindër të tre fëmijëve: Violetës, Seraphinas dhe Samuelit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: