Quhet Erjon Xhangoli dhe jeton në fshatin Barc në Korcë. Historia e 29-vjeçarit fillon në vitin 2011.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “Balkanëeb” se në atë kohë, Erjoni ishte vetëm 21 vjeç. Kushtet e vështira ekonomike detyruan atë të emigrojë drejt shtetit grek.

Pas 7 ditësh rrugë në këmbë, Erjoni mbërrin në një fshat të Greqisë, ku kishte vëllanë, por fati nuk ishte me të, pasi një patrullë policie i vihet pas e 29 vjeçari nga frika se do e rikthenin në Shqipëri, për mungesë dokumentesh largohet dhe nga ndjekja bie në një greminë e humb ndenjat.

Pas tre muajsh qëndresë në një spital të Greqisë, e rikthejnë në Shqipëri, por në spitalet shqiptare e mbajnë vetëm 24 orë. U bënë plot 8 vjet që 29 vjeçari rri shtruar në banesën e tij. Janë prindërit ata që i qëndrojnë pranë e të cilët janë kthyer në mjek edhe përse në kushte tepër të vështira ekonomike.

Apeli i tyre është i rrallë. Prindërit apelojnë vetëm për një krevat. Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë familje, redaksi ju vë në dispozicion numrin e kontaktit të babait të Erjonit, Skënder Xhangoli: 068 57 43 427.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb