Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot në një deklaratë për mediat se rrugët në Shqipëri janë 6-7 herë më të shtrenjta se në vendet e Ballkanit dhe të Evropës.

Meta tha se se nuk është aspak çudi që Shqipëria nuk përfiton nga projektet evropiane. Ai shtoi se Rama nuk dëshiron të ketë tendera, por të vjedhë dhe të grabisë taksat e shqiptarëve.

“Përveç se çfarë vjedh Rama me buxhetin e shtetit, inceneratorët që nuk ekzistojnë, me rrugët që janë 6-7 herë më të shtrenjta se në vendet e Ballkanit dhe të Evropës, e që rrëzohen siç u rrëzua rruga e Ersekës. Janë të paktën 3.3 miliardë euro që nuk hyjn fare në buxhetin e shtetit, që i merr Rama e banda e vet në dogana e tatime.

Nuk është aspak çudi që Shqipëria nuk përfiton nga projektet evropian, Rama nuk dëshiron të ketë tendera por të vjedhë dhe të grabisë taksat e shqiptarëve duke ndërtuar rrugën 5-6 herë më të shtrenjta se vendet e rajonit…

Aksioni ynë është i gjithanshëm. Aksioni ynë ka të bëjë me mbështejen e ë gjithë protestave dhe denoncimin e të gjithë këtij korrupsioni skizofrenik, që i kushton rëndë çdo qytetari të vendit tonë, do të përqëndrohet edhe tek 5 prioritetet, sepse i jep zgjidhjeve problemeve që ka vendi”, tha Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: