TIRANË- Dhuna në familje është bërë një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë në vendin tonë. Vetëm në Tiranë, policia ka arrestuar tre burra, 67-vjeç, 54 vjeç dhe 27 për të njëjtën arsye, atë të ushtrimit të dhunës fizike në familje.

Shtetasi Hasan F., 67 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Themistokli Gërmenji” është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases A. B., 61 vjeçe. Ndërsa Viktor B., 54 vjeç, banues në Tiranë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij brenda banesës. Ndaj 59 vjeçares u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Po sot në pranga ra edhe shtetasi Eduart B., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases V. M., 28 vjeçe, brenda banesës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: