Dhimbja e kokës (cefalea) është një nga shqetësimet më të zakonshme që provon njeriu në jetën e tij, pavarësisht nga mosha apo gjinia. Ajo zakonisht nuk është e rrezikshme. Megjithatë, disa dhimbje koke mund të sinjalizojnë për një problem me serioz, që kërkojnë vëmendje urgjente, si goditja në tru, aneurizmi dhe meningjiti. Këto sëmundje janë të rralla, megjithatë duhet të kërkoni kujdes mjekësor nëse dhimbja e kokës nuk është e njëjtë me herët e tjera.
Ja cilat janë 3 shenjat që duhet t’u kushtoni vëmendje:

Dhimbje të qafës dhe temperaturë
Ngrirja e qafës, temperatura e lartë dhe ethet mund të jenë shenjë e meningjitit, një inflamacion i membranës që rrethon sistemin qendror nervor. Duhet të kërkoni kujdes mjekësor pasi gjendja mund të bëhet më kritike.

Të përziera
Të përzierat ose të vjellat e shpeshta dhe vështirësitë në të folur ose në të ecur, mund të jenë shenjë e goditjes hemorragjike në tru.

Dhimbja më e keqe e kokës
Dhimbja më e keqe e kokës mund të shkaktohet nga aneurizmi në tru, një mbyllje e një aneurizmi të gjerë në tru,ose arterie gjaku të zgjeruar, me rrezik të lartë për hemorragji.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: