BULQIZË- Vijojnë kërkimet për 3 minatorët të cilët prej tre ditësh janë bllokuar në minierën e Bulqizës pas shpërthimit të hidrogjenit ku 3 persona mbetën të plagosur.

Mësohet se shkarkimi i gazit të hidrogjenit ka vijuar edhe gjatë natës, i cili pengon dhe operacionin e kërkim-shpëtimit të minatorëve të kompanisë kineze, të cilët janë bllokuar në një galeri në nivelin e 21.

‘BalkanWeb’ raporton se ekspertët kanë arritur deri në nivelin e 16 të minierës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: