Me Kukësin që fitonte 3-0 në tavolinë, pasi java e 32-të i rezervonte përballjen me Kamzën e përjashtuar, i gjithë presioni kalonte te Partizani, që duhej të ruante avantazhin +10 pikë ndaj verilindorëve. Ndonëse pa Belicën, me leje nga klubi pas vdekjes së të atit, Telushin dhe trajnerin Gega të skualifikuar, Partizani nuk ka zhgënjyer duke arritur një fitore 3-0 në Vlorë dhe duke zgjatur njërën dorë te titulli kampion, teksa në 4 javët e mbetura, i mjafton një sukses për t’u shpallur matematikisht kampionë për herë të 16-të pas 26 vitesh pritjeje.

Në Vlorë, janë kuqezinjtë e Dajës që e nisin ndeshjen më mirë, por të kuqtë shënojnë në rastin e tyre të parë, kur Jasir Asani në minutën e 27-të ndalet në gjuajtjen e parë nga Koliçi, port und rrjetën ën të dytën, duke çuar peshë tifozët e ardhur nga kryeqyteti.

Në pjesën e dytë, Partizani i vë kapak ndeshjes me golin e Mensah, 7 minuta pas startit të 45 minutëshit të dytë dhe vulos golin e tretë me Çinarin, që thyen Koliçin në minutën e 90-të, për një trepikësh që sjell gjithnjë e më shumë aromën e titullit kampion. Por dy të verdhat e Mensah dhe Asanit janë gjëja e vetme negative për Partizanin në këtë sfidë, pasi të dy lojtarët humbasin derbin me Tiranën pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb