Laçi e ka fituar takimin miqësor përballë Burrelit. Bardhezinjtë triumfuan ndaj skuadrës tjetër veriore me rezultatin 2-1, teksa sfida nisi në orën 13:30.
Të dy golat për skuadrën e Morieros kishin si autor Traore. Burreli i Bicajt ndërkohë ia doli të shënojë vetëm 1 herë në stadiumin e Laçit.
Burreli ka qenë ndër skuadrat surprizë të Kategorisë së Parë këtë sezon, pasi renditet në vendin e katërt. Në anën tjetër Laçi ka reaguar pas një fillimi jo të mirë në elitën e futbollit shqiptar. Aktualisht mban vendin e shtatë.