Shifrat e çmendura dhe paratë e fshehura nga agjentët për transferimin e lojtarëve janë çështje që shtohen dita ditës dhe për ketë FIFA në kongresin e 67 të këtij institucioni të mbajtur në Manama të Bahreinit e ka ngritur si një shqetësim madhor.

Ishte vetë kreu i organizatës më të madhe drejtuese të futbollit, Gaini Infantino, i cili deklaroi se në këtë aspekt duhet një reformë.

“Do të bëjmë propozimet tona”, tha Infantino. “Duhet të rishohim rregullat për transferimin e futbollistëve dhe gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me këtë proces për ta bërë sa më transparent. Duhet diskutuar me futbollistët dhe klubet. Duhet të gjejmë mundësinë sesi të krijojmë një proces më të mirë. Në çdo sesion të merkatos në botë qarkullojnë mbi 3 miliardë dollarë, një shifër marramendëse parash”.

Këtë deklaratë, kreu i qeverisë së futbollit botëror e bëri vetëm 2 ditë pas kërkesës së bërë nga FIFA për të marrë informacione nga Manchester United për blerjen e Paul Pogba nga Juventus, që është edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Mesfushori francez, u transferua të “Djajtë e Kuq”, për një vlere prej 105 milionë euro, një lëvizje kjo nga e cila, agjenti i tij Mino Raiola përfitoi plot 48 milionë euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb