KURJE-Shkarkohet kreu i Hipotekës Krujë, Edmond Daci. Mësohet se Daci ishte emëruar në këtë detyrë 3 muaj më parë. Deri më tani nuk dihen detajet e këtij vendimi.

Por ky vendim vjen në një kohë kur në Durrës po mbahet mbledhja e qeverisë, ku kabineti qeveritar është transferuar që dje.

Kujtojmë se prej kohësh kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkime në administratë, për të gjithë ata zyrtarë që nuk përmbushin performancën e tyre në shërbim të qytetarëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb