Real Madrid triumfoi 3-2 ndaj Alaves në shtëpi, në përballjen e javës së shtatë të La Liga.

Los Blancos realizuan që në minutën e parë me anë të Lucas. Madrilenët dyfishuan shifrat me Mbappe, në fundin e fraksionit të parë. Në të 48-tën, ishte Rodrygo ai që thelloi shifrat.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë, me golat e Benavidez dhe Garcia në fund. Gjithsesi, vetëm kaq, pasi shifrat mbetën të njëjta deri në fund.

Me këtë rezultat, ekipi i Ancelottit shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e dytë. Alaves është në vendin e tetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb