Laçi mundi 3-1 Tiranën, në ndeshjen e elitës, të luajtur në Kurbin. Bardheblutë realizuan të parët me Ndrecën, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi.
Laccjanët u futën në pjesën e dytë me shumë dëshirë dhe përmbysën sfidën. Dopieta e Cordeiro dhe goli i Traoere përmbysën ndeshjen, duke bërë që ekipi i Moreiro të marrë 3 pikë dhe të shkojë në vendin e shtatë me 20 pikë.
Tirana regjistron humbjen e dytë radhazi dhe renditet në vendin e tetë me 18 pikë.
(J.S/BalkanWeb)