3 raunde negociatash, miliona në kontratë dhe emri i madh që përfaqëson Ardian Mema në shtëpinë e bardhebluve bënë që Refik Halili të vonohet deri në mesnatë për të marrë një nga vendimet më të vështira si president i Tiranës. Fiks pas një viti, Ardian Mema largohet nga stoli i 24 herë kampionëve të vendit, një largim me konsensus për të cilin dy palët negociuan gjatë. Ishte e qartë që pas ndeshjes kundër Bylis, Mema nuk do të ishte më trajner i bardhebluve, për herë të parë ekipi nuk iu përgjigj në fushë duke lënë të kuptohet se këtë herë Mema nuk kishte në krah sa lojtarët.

Mema Halili
Mema Halili

Në stërvitjen e së enjtes, Mema nuk zbriti në fushë por ishte në zyrat e presidentit Halili për të gjetur një kompromis. Numri 1 i bardhebluve shpresoi deri në fund që Mema të jepte dorëheqjen për të zbutur kostot e prishjes së kontratës por diçka e tillë nuk ndodhi. Të dy palët, Halili-Mema, u takuan sërish por vetëm në orët e vona të mesnatës arritën një konsensus. Mema vendosi të largohet nga Tirana duke marrë fillimisht një pjesës të pagave pasi ishte ende nën kontratë.

Mema
Mema

Ky nuk ishte fundi i lumtur që të dy palët shpresonin por ishte zgjidhja e vetme për ti dhënë skuadrës impulse të reja e cila në Ballsh dukej e dorëzuar.

Pasuesi i tij pritet të jetë brenda shtëpisë së bardhebluve, në balotazh mbeten Bledar Devolli dhe Julian Ahmataj, me këtë të fundit që është në avantazh, një emër që është lakuar prej kohësh si pasuesi i Ardian Memës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: