Moskë

Të paktën tre ushtarë rusë janë plagosur në një shpërthim bombe në Sirinë veriore.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se incidenti ndodhi kur një pajisje shpërthyese e improvizuar shpërtheu gjatë patrullimeve të përbashkëta të forcave turke dhe ruse pranë qytetit Ayn al-Arab në veri të Sirisë.

Ministria tha se ushtarëve rusë iu dha ndihma mjekësore dhe se ata nuk janë në rrezik për jetë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin antiterrorist “Burimi i Paqes” për të eleminuar terroristët nga Siria veriore në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, nënshkruan një marrëveshje e cila parashihte që terroritët e YPG/PKK-së të tërhiqen 30 kilometra në jug të kufirit turko-sirian, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë partrullime të përbashkëta 10 kilometra nga kufiri turk.

Në fushatën e saj teroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb