“Ukraina nuk ka marrë as gjysmën e 177 miliardë dollarëve që SHBA-të ndanë për të mbështetur Kievin gjatë gjithë luftës në shkallë të gjerë”. Kështu u shpreh presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë me podkasterin amerikan Lex Fridman të transmetuar më 5 janar 2025.

Zelensky la të kuptohej se ky zhvillim mund të ketë qenë i lidhur me korrupsionin ose lobimin në anën e kompanive amerikane. Kreu i shtetit ukrainas e tha këtë në përgjigje të pyetjes së Fridman në lidhje me shqetësimet e korrupsionit në Ukrainë.

SHBA është bërë mbështetësi kryesor i Ukrainës, duke ofruar sasinë më të madhe të ndihmës ushtarake për t’i rezistuar agresionit rus.

“Nëse do të kishim 177 miliardë dollarë dhe nëse marrim gjysmën, ku është gjysma e dytë? Nëse gjeni gjysmën e dytë, do të gjeni korrupsion.” theksoi presidenti ukrainas.

Zelensky deklaroi  se Ukraina nuk përfiton nga lufta dhe se pretendime të tilla burojnë nga propaganda ruse, dhe se autoritetet ukrainase ndëshkojnë rreptësisht këdo që përpiqet të përfitojë nga ndihma e huaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb