*Burri kërkonte divorcin por nuk e dinte se gruaja kishte një sekret edhe më të madh

-Mbërrita në shtëpi një ditë, dhe ndërsa gruaja më shërbente darkën, i mora dorën dhe i thashë, “Dua divorcin.” Nuk duket se u mërzit nga fjalët e mia. Përkundrazi, butësisht më pyeti, “përse”.
Unë evitova përgjigjen dhe kjo e bëri atë të inatosej. Hodhi poshtë disa sende dhe ulëriti, ‘ti nuk je burrë’. Nuk folëm më atë natë. Ajo qau. E dija shumë mirë që ajo donte të mësonte se cfarë kishte ndodhur me martesën tonë, por unë vështirë se mund t’i jepja një përgjigje të kënaqshme; zemra ime kishte humbur tek Xhejn. Unë nuk e doja më. Vetëm e mëshiroja!

Me një ndjenjë të madhe faji kisha hartuar një draft për divorc, ku kisha në mend që ajo të mbante shtëpinë, makinën dhe 30% të aksioneve të kompanisë që drejtoja.
Ajo e mori letrën dhe e grisi copash. Gruaja me të cilën kisha kaluar 10 vjet të jetës sime ishte kthyer totalisht në një të huaj. Ndjeva keqardhje për vitet që kisha kaluar me të, për energjitë e shpenzuara, por nuk mund të ktheja pas çfarë thashë.
Ajo më në fund qau me britma përpara meje, gjë që e prisja të shihja që në momentin që ia komunikova divorcin, dhe fakti se do të ndaheshim ndjehej tani më shumë se kurrë.
Ditën tjetër, mbërrita në shtëpi shumë vonë, dhe e gjeta atë duke shkruajtur diçka mbi tryezë. Nuk hëngra darkë, por direkt në shtrat dhe fjeta.

Në mëngjes ajo paraqiti kushtet e saj për divorc: nuk donte asnjë gjë prej meje, por kërkesa ishte që të jetonim sa të kishim mundësi bashkë për 1 muaj si një çift normal. Arsyet e saj ishin të thjeshta, djali jonë kishte provime këtë muaj dhe ajo nuk dëshironte që martesa e zgjidhur të bëhej shkak dhe të prishte planet e tij”.

Gjithashtu, ajo më kërkoi që ashtu sic e kam mbajtur në krahë ditë e parë të martesës kur e kam cuar në dhomën e gjumit, ashtu në krahë ta nxirrja nga dhoma e gjumit cdo mëngjes. Mendova se ajo po çmendej, por për të bërë ditët e fundit bashkë të jetueshme, pranova kërkesën e saj të çuditshme.

Ditën e parë kur e bëra këtë gjë, ishim të dy tepër të ngathët, por ishte djali jonë që sapo na pa përplasi duart dhe nisi të këndonte, “babi po mban mamin në krahë, babi po mban mamin në krahë”.

Fjalët e tij më zgjuan një dhimbje në gjoks. E mbajta atë në krahë nga dhoma e gjumit tek dhoma e ndenjes, deri tek dera përjashta. Ajo mbylli sytë dhe butësisht tha, “Mos i thuaj gjë djalit tonë për divorcin”. E kundrova gjatë dhe më pas e lëshova poshtë të ecte.

Por ditën e ditë nuk ishim aq të ngathët. Ajo u përkul në gjoksin tim, u fërkua pas mjekrës sime dhe ndjeva erën nën bluzën e saj. Kuptova se kisha kohë pa e parë këtë grua. Ajo nuk ishte më e re. Rrudhat po gjobisnin pak nga pak fytyrën e saj, flokët po i bëheshin gri. Martesa jonë kishte lënë gjurmët e saj në të. Për një minutë kuptova se cfarë i kisha bërë.

Në ditën e katërt, kur e ngrita në krahë, ndjeva se caste intimiteti po na ktheheshin sërish. Kjo ishte gruaja që më kishte dhuruar 10 vjet të jetës së saj, mua, burrit të saj. Në ditën e pestë, të gjashtë, castet e intimitetit po shtoheshin. Ishte më e lehtë ta mbaje në krahë ndërsa muaji ikte, befas kuptova se ajo po dobësohej.

Një mëngjes ajo më tregoi se ajo kishte varrosur në shpirtin e saj kaq shumë dhimbje dhe hidhërim në zemër, dhe unë pa u menduar gjatë iu afrova dhe i përkëdhela kokën. Djali jonë erdhi dhe tha, “Babi, është koha të nxjerrësh mamin”. Për të, të shihte të atin sesi mbante mamin në krahë ishte kthyer në një moment thelbësor të mëngjeseve.
Gruaja i kërkoi djalit të afrohej dhe e përqafoi. Ktheva kokën nga ana tjetër sepse kisha frikë se do më ndërronte mendja. E mora në krahë dhe krahët e saj shumë natyralisht u rrethuan tek qafa ime. E mbajta trupin e saj në ajër, fiks si në ditën tonë të parë të martesës.
Ditën e fundit, kur e mbajta në krahë, nuk mund të hidhja dot asnjë hap. E dija cfarë duhet të bëja. Shkova tek Xhejn dhe i thashë, “më vjen keq Xhejn, por unë nuk dua të divorcohem me gruan”.

Tanimë cdo gjë ishte shumë e qartë për mua. E mbajta gruan time në krahë ditën e parë të martesës dhe i thashë, ‘derisa vdekja të na ndajë”. Këtë do të bëja cdo ditë. Bleva një tufë me lule dhe vajzës së dyqanit i kërkova një kartolinë të vogël për të shkruajtur dicka. Buzëqesha dhe shkruajta mbi të, “do të të mbaj në krahë cdo mëngjes, derisa vdekja të na ndajë”.

Mbërrita në shtëpi, lulet në duar dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
lule
Por gruaja ime kishte vdekur në gjumë, ndërsa unë nuk ndodhesha aty. Doli që ajo ishte duke luftuar me kancerin për disa muaj radhë, por unë isha shumë i zënë me Xhejn që të kuptoja se çfarë po ndodhte me të. Ajo e dinte se do të vdiste shpejt, por kishte dashur që të më ruante mua nga cdo lloj reagimi negativ ndaj djalit tonë, (në rast se ne e shtynim divorcin tonë). Në sytë e djalit tonë, në fund të fundit unë shfaqesha një bashkëshort i dashuruar. Atë ditë e mbajta për herë të fundit në krahë….

Detajet e vogla në jetët tona, ato për të cilat mendojmë se janë të mërzitshme dhe të parëndësishme, janë ato që përbëjnë në realitet një marrëdhënie mes një cifti, jo ferma, jo makina, jo pronat, paratë në bankë. Këto gjëra mund të të krijojnë kushte për lumturinë, por ato nuk mund të të japin lumturinë.

Ndaj gjeni kohë që të jeni një mik i dashur dhe bëj ato gjëra që mund të ndërtojnë intimitetin.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë sa afër suksesit janë kur ata dorëzohen.

(Autori i panjohur)
Letra është shkruar në vitin 2004 dhe qarkullon ende në internet dhe vjen më aktuale se kurrë

(pergatiti d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: