30 fotografë nga vendet e Ballkanit vijnë në një ekspozitë të përbashkët në Korçë.

“Street life Balkans” titullohet ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur nga data 24 nëntor – 3 dhjetor në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit, shkruan Atsh.

Kjo ekspozitë e veçantë vjen si homazh i punës dhe veprës së fotografit të njohur Gjon Mili, si mirënjohje për atë që ai bëri për fotografinë, sidomos për krenarinë e tij për prejardhjen shqiptare.

Ekspozita organizohet nga Bashkia e Korçës, në kuadër të “Ditëve të Fotografisë Gjon Mili”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb