Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në veri të Kosovës. Ai tha se ende 30 persona qëllojnë ndaj policisë. Kurti iu bëri thirrje këtyre personave që të dorëzohen.

“30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë apo policë, që ndodhen në rrethimin e forcave policore, dhe i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Janë së paku 30. Ata po sulmojnë vazhdimisht. Nuk bëhet fjalë as për civilë të armatosur, as qytetarë të zakonshëm por bëhet fjalë për një formacion me pjesëtarë që janë profesionistë, ushtarakë, apo policorë.” tha Kurti.

Kurti e quajti ditë të rëndë, ndërsa dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 03:00 ka humbur jetën rreshteri ynë, ndërsa një polic është plagosur. Sulmet e grupeve të armatosura janë duke vazhduar, ne dënojmë sulmin kriminal dhe terrorist. Krimet të mbështetura dhe të organizuara nga Serbia po e sulmojnë shtetin tonë. Ne mbrojmë ligjshmërinë, mbrojmë qytetarët dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët do të dështojnë. Qeveria është e gatshme për t’iu përgjigjur krimeve dhe kriminelëve. Qëndrojmë pranë familjeve të policëve. Ftoj qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi. Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë , të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb