TIRANË

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba tha se me 30 qershorin Shqipëria zgjodhi nëpërmjet kushtetutës dhe pazareve. Në mbledhjen e sotme të KQZ ku u zyrtarizua rezultati përfundimtar i votimit të 30 qershorit, Biba pranoi se procesi nuk ishte normal dhe se nuk kishte shumë për të zgjedhur për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës, por theksoi se Kushtetuta iu mbivendos pazareve. Ai e cilësoi një leksion për politikën.

“I kam konsideruar këto zgjedhje jonormale. Ne vazhdojmë me demokracinë tonë të pakonsoliduar. Nuk kishte shumë për të zgjedhur në këtë proces duke qenë se partitë e spektrit të djathtë nuk mori pjesë. Shqipëria zgjodhi nëpërmjet kushtetutës dhe pazareve. Kushtetuta iu mbivendos pazareve të vogla politike. Natyrisht që do ketë marrëveshje por këto marrëveshje nuk mund t’u mbivendosen qytetarëve dhe Kushtetutës. Këto zgjedhje kanë ndjerë mbështetjen e jashtëzakonshme, konstante të partnerëve perëndimorë të cilët e mbështetën Shqipërinë në këtë rrugëtim të vështirë, ku kryesorja është ndërtimi i shtetit. Uroj që leksioni të jetë marrë nga politika shqiptare në mënyrë që këto zgjedhje të shërbejnë për diçka”, deklaroi Denar Biba.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb