TIRANË

Gazetari Enkel Demi foli për gjyqin që kryeministri Edi Rama ka hapur në Gjermani kundër gazetarit të gazetës gjermane “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi përgjime për procesin e zgjedhjeve lokale të parakohshme në Dibër dhe ato të përgjithshme në Durrës. Në materialet audio shfaqeshin në biseda zyrtarë të PS  duke bërë presione e pazare elektorale.

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se e vërteta do të dalë në dritë, duke pohuar se ka shpresa të mëdha për të triumfuar.  Sipas gazetarit Enkel Demi, shqiptarët nuk do të paguajnë gjyqin me gazetarin gjerman, i cili në fakt tashmë është bërë një emër i njohur edhe për shqiptarët.

Ai u ndal edhe tek zgjedhjet e së dielës, ku shtoi mes tjerash se KQZ ka shtuar mbi 100 mijë votues në orët e mbrëmjes.

“Ai avokati i Ramës është shumë i shtrenjtë dhe nëse do ta paguajë PS duhet të tregojë burimin e parave nga vijnë. Ky qershor ishte më keq se në maj 1996, sepse  ’96 ishte precedent i parë. KQZ-ja shtoi  në orët e mbrëmjes  rreth 100 mijë votues. Ai kishte nevojë dhe e kuptonte se teatri që po luhej ishte jashtë realitetit”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: